Oda e Mjekëve njofton për vdekjen e Specialistit të Pulomologjisë dr. Veprim Shehu

Aktuale

Oda e Mjekëve njofton për vdekjen e Specialistit të Pulomologjisë dr. Veprim Shehu

Më: 15 maj 2023 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Oda e Mjekëve të Kosovës njofton për vdekjen e Prof. Dr. Veprim Shehu, specialist i Pulmologjisë.

OMK shkruan se “Prof. Dr. Veprim Shehu përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin dhe PhD, në drejtimin e pulmologjisë, i përfundoi në Universitetin Hacitepe, në Ankara”.

“Prof. Dr. Shehu u ka shërbyer qytetarëve në spitalin Maltepe në Stamboll dhe së fundi në Kolegjin AAB si mësimdhënës.

Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij”, thuhet në postimin e OMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat