Shefi i Zyrës së BE'së: Pasoja për palët nëse nuk zbatohet marrëveshja

Aktuale

Shefi i Zyrës së BE'së: Pasoja për palët nëse nuk zbatohet marrëveshja

Më: 15 maj 2023 Në ora: 14:10
Thomas Szunyog

Moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Shtojcës së Zbatimit “përmban pasoja” për palët, ka thënë Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Thomas Szunyog.

Ndër pikat kyçe që Szunyog u kujdes të vë theksin ishte themelimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe si dhe moskundërshtimi nga Serbia i anëtarësimit të Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare, gjë që stipulohet në Nenin 4 të marrëveshjes.

“Me këtë marrëveshje Kosova është zotuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit. Serbia gjithashtu duhet t’i përmbush detyrimet e veta. Presim që nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombetare dhe t’i njeh dokumentet e Kosovës që kanë hyrë në fuqi me deklaratën e Borrell më 18 mars”, tha Szunyog, siç e citoi Rtv21 në një tryezë të organizuar në Mitrovicë ku temë ishte zbatimi i marrëveshjes.

Këtë të hëne po zhbvillohet takimi në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, ndërsa deri më tash nuk janë dhënë informata të mëtejme rreth ecurisë së negociatave. Temë diskutimi do të jetë hapat e mëtejmë të në zbatimit e sekuencuar të marrëveshjes.

Kujtojmë se Serbia ka refuzuar t’i bindet Nenit 4 të marrëveshjes e cila përcakton që Kosova të mos pengohet në anëtarësimet e saj në organizata ndërkombëtare, ndërsa sa i përket Asociacionit është bërë hapi i parë i paraqitjes së në draft-Statuti fillestar rreth saj. Serbia e jep si qëndrim strikt të saj se pa formimin e Asociacionit nga pala kosovare nuk detyrohen të zbatojnë marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat