Lidhjet me krimin në veri, ‘The New York Times’ i lidh me Vuçiqin

Aktuale

Lidhjet me krimin në veri, ‘The New York Times’ i lidh me Vuçiqin

Më: 14 maj 2023 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Që nga djegiet e veturave e deri te kërcënimet nga grupet kriminale në Serbi, analistët serbë të Kosovës, thonë se orkestrohen nga Beogradi. Lidhjet me krimin, të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë zënë vend edhe në gazetën prestigjioze amerikane `New York Times`, të publikuar ditë më parë.

Serbët që jetojnë në veri hezitojnë të flasin hapur, pasi ndihen të kërcënuar nga këto grupe.

Pothuajse në çdo cep të komunave në veri të vendit mund të hasësh flamuj serb dhe grafite.

Përmes tyre, pjesëtarë të grupeve kriminale në atë anë, tentojnë ta promovojnë idenë se kjo pjesë është e Serbisë.

Por jo vetëm kaq, këto grupe të organizuara e dirigjuar nga Beogradi, tensionojnë situatën, kërcënojnë njerëz e djegin vetura, kështu vlerësojnë institucionet e sigurisë së Kosovës. Nga këto, vetëm në muajin e fundit janë djegur  rreth 10 automjete.

E këto grupe, në një shkrim të gjatë javë më parë  janë pasqyruar edhe në të prestigjiozen amerikane New York Times, e cila ngre akuza të shumta mbi lidhjet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me botën e krimit të organizuar. Në këtë shkrim, gazeta amerikane e përmend edhe Kosovën ku shkruan se;

“Skenari që i lë pa gjumë udhëheqësit e Evropës Perëndimore është diçka si ky: Vuçiq, duke përmendur një rrezik ndaj pakicës serbe, dërgon trupa matanë kufirit dhe e anekson Kosovën veriore”.

Për kërcënimet që tensionet e herë pas hershme në veri që persona të caktuar i bëjnë, banorët serbë nuk pranuan të prononcohen.

’Megjithatë, mbrapa kamerave, banorë serbë të veriut thonë se grupet kriminale herë pas here kërcënojnë këta banorë që jetojnë në këtë pjesë.

Sipas Branislav Kërstiqit, kjo frikë e këto kërcënime vijnë nga Beogradi.

“ Vendimi për targat, viktimat janë konë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, , në qoftse shteti jon nuk e ka pas mekanizmat me iI arrestuar ata njerëz, ne nuk kemi të drejt me akuzu askënd, por e dimë, destabiliteti na vjen nga Beogradi zyrtar që do të thotë nga kabineti i Aleksadnër Vuciqit”, tha Kërstiq.

Megjithatë, Aleksandër Arsinijeviq, organizator i një proteste muaj më parë në veri kundër Vuciqit, tani  mendon se retorika nxitëse e Beogradit pas marrëveshjes së Ohrit ka ndryshuar.

 “Për sa u përket tensioneve nga ana e Beogradit, atë që mund ta vërejmë muajt e fundit retorika është zbehur, në krahasim me retorikë e përdorur në muajt e kaluar, si në kohë e barrikadave dhe pas tyre, e posaçërisht pas marrëveshjes së Ohrit. Për ne serbëve në verim cilado retorikë që vjen nga Beogradi si për shembull paralajmërimi për tensionim e okupim ose veprime të ngjashme të  kësaj pjese nuk kanë ndodhur…”, tha Aleksandar Arsinijeviq  kryetar iniciativës qytetare “Mbijetesa serbe”.

Sidoqoftë, aktualisht situata në veri te Republikës duket e qetë dhe stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat