“E ulët, kryeministër”, Lushaku-Sadriu i drejtohet Kurtit për raportin e Bankës Botërore

Aktuale

“E ulët, kryeministër”, Lushaku-Sadriu i drejtohet Kurtit për raportin e Bankës Botërore

Më: 14 maj 2023 Në ora: 17:47
Jehona Lushaku – Sadriu

Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu ka reaguar ndaj postimit të kryeministrit Albin Kurti rreth raportit të Bankës Botërore.

Kurti ka thënë se sipas raportit të Bankës Botërore Kosova ka përjetuar progres gjatë dekadës së fundi, mirëpo sipas Lushakut-Sadriu kjo është një propagandë qeverisëse e së dielës.

Ajo tutje ka quajtur të mjerë veprimin e Kurtit, duke thënë se ka bërë shtrembërimin e të dhënave në mënyrë që t’i mashtrojë qytetarët.

“E ulët, kryeministër!” – ka përfunduar ajo.

Postimi i plotë:

Propaganda qeverisëse e së dielës

Është e mjerë se si kryeministri i Kosovës bën shtrembërim të të dhënave në mënyrë që t’i mashtrojë qytetarët.

Banka Botërore në publikimin e fundit ka konstatuar që: ‘Kosova ka pasë rritje ekonomike gjatë dekadës së fundit…’; derisa kryeministri po thotë ‘ krahasuar me 10 vjetëshin e kaluar ka shënuar progres..’: dmth po e devijon me qëllim konstatimin për të krijuar përceptim kinse pozitiv për qeverisjen e tij.

Rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit tonë përgjatë një dekade, nuk mund të ia atribuosh qeverisjes tënde të tanishme!

E ultë, kryeministër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat