Austriakët skeptikë sa i përket pranimit të Kosovës në BE

Aktuale

Austriakët skeptikë sa i përket pranimit të Kosovës në BE

Më: 12 maj 2023 Në ora: 15:07
Ilustrim

Mësohet se austriakët janë duke u treguar skeptikë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE).

Kështu së paku është thënë në një sondazh të zhvilluar nga Shoqëria Austriake për Politika Evropiane (ÖGfE), i cili është publikuar këtë të premte.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Paul Schmidt, në një komunikatë për medie ka thënë se nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Bosnja ka shkallën më të lartë të aprovimit për anëtarësim në BE nga qytetarët austriakë.

“Bosnjë e Hercegovina ende ka shkallën më të lartë të aprovimit për anëtarësim në BE: Sipas studimit, 29 për qind do të mirëprisnin anëtarësimin e këtij vendi, por 41 për qind do ta refuzonin. 24 deri në 21 për qind janë në favor të anëtarësimit të Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Por, edhe më pak – 16 për qind – janë në favor të anëtarësimit të Kosovës”, ka thënë kjo organizatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat