Pse Serbia po quhet Rusia e vogël: Burim Ramadani shpjegon lidhjet mes tyre

Aktuale

Pse Serbia po quhet Rusia e vogël: Burim Ramadani shpjegon lidhjet mes tyre

Më: 12 maj 2023 Në ora: 10:12
Burim Ramadani

Ish-Kryeinspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, së fundmi ka nisur me ciklin e Podcast në kanalin e tij në Youtube.

Ramadani tregon lidhjet e Serbisë me Rusinë, si dhe mbështetjen që kanë ndaj njëra-tjetrës.

Video fokusohet në mbështetjen e Serbisë për Rusinë gjatë krizës së Ukrainës, duke shqyrtuar aspektet diplomatike, ekonomike dhe humanitare.

Ai më tej shton se lidhjet me Rusinë edhe pas invazionit në Ukrainë, mbesin shumë të forta dhe shumë mbështetëse në Serbi, apo të ashtuquajturën “Mini Russia”.

Ramadani përmend edhe presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq si ndër personat që kanë punuar ngushtë me dy politikanët tjerë pro-rus Aleksandar Vulin dhe Bratislav Gashiq.

Ramadani përmend edhe  ish-presidentin e Serbisë, njëherit i akuzuar për krime lufte, Sllobodan Millosheviqin.

“Rreth gjysmë milion njerëz në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci janë vrarë nga Serbia gjatë regjimit të Millosheviqit”, shprehet Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat