Publikohet një ‘dokument sekret’, ja si Serbia e zhvillonte ‘aksionin’ për dëbimin e shqiptarëve – merrte ‘leje’ nga ky shtet!

Aktuale

Publikohet një ‘dokument sekret’, ja si Serbia e zhvillonte ‘aksionin’ për dëbimin e shqiptarëve – merrte ‘leje’ nga ky shtet!

Nga: A.M. Më: 11 maj 2023 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Ditë më parë, opinionisti Lirim Gashi, ka publikuar një fragment të planit të shërbimeve sekrete serbe, ruse, turke dhe arabe, siç thotë ai, për shkombëtarimin e shqiptarëve.

Gashi ka thënë se sipas planit, shqiptarët mund të shkatërrohen me ushqime fetare turko-arabe dhe me para xhepi.

E në lidhje me këtë temë, një lexues i gazetës “Bota sot” ka dërguar një fragment ‘sekret’ të planit të shërbimeve sekrete serbe për shtrirjen e islamizmit në Kosovë.

Sipas tij, në këtë plan, shteti serb planifikohet ndërtimin e xhamive dhe shkollave islame në qytetet ku qytetarët ishin më të lidhur me fenë ismale, siç ishin: Mitrovica, Vushtrria, Kaçaniku, Dragashi e Prizreni.

Ndër të tjera, në dokument tregohej se si “pas 20 vitesh, një pjesë e Kosovës do të duket si Kandahar”. “Fuqitë perëndimore dalëngadalë do tê ndryshojnë mendimin e tyre për shqipëtarët dhe do të vendosin ta kthejnë Kosovën nën mbikëqyrjen e Serbisë”, thuhej ndër të tjera në fragmentin e dërguar nga për  “Bota sot”.

Image
Dokumenti

Shkrimi i plotë

Kur të arrijmë marrëveshje me operativët tanë poshtë në Kosmet, mund t'i transferojmë mjetet e grumbulluara nga ambasadat islame në Beograd atje poshtë: Pjesa më e madhe e mjeteve duhet të investohen në ndërtimin e xhamive. Duhet të gjejmë vende për ndërtimin e xhamive në njëqind vende të dukshme pranë autostradave, shkollave, qendrave të qyteteve. Xhamitë në fshatrat e mëdha duhet të dyfishohen dhe trefishohen. Përveç xhamive, gjithandej duhet të shtrihen shkollat (medrese) islame, kurse në ato vende ku nuk ka interes, fëmijët dhe tê rinjtë duhet të transferohen nga vendet ku islami është më i rëndësishëm se kombi, siç janë pjesët e Mitrovicës, Vushtrrisë, Gjeneral Jankoviq, Kaçanik, Dragash, Prizren.

Krahas operativëve shqiptar, një kontribut të madh do të japin edhe njerëzit tanë nga Maqedonia, Bosnja dhe Sandiaku, duke pasur parasysh romët. Ciganët që janë të gatshëm të punojnë për ne dhe të përqafojnë në mënyrë aktive Islamin.

Krerët e bashkësive islame të Serbisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnjës janë nën kontrollin tonë dhe po punojnë për të përfshirë sa rnë shumë njerëz të njohur, me ndikim në komunitetin shqiptar nga sporti, muzika, media dhe politika. Në disa parti të rëndësishme politike shqiptare, ne tashmë kemi njerëz që punojnë për ne dhe mbështesin fuqishëm Islamin, ata janë tê lidhur me udhëheqësit që përhapin Islamin në zonat ku Islami dhe xhamitë nuk kanë ekzistuar kurrë.

Njerëzit tanë të bashkësisë islame të Kosovës janë deleguar në vendin perëndimor Sanxhak, të cilat janë nën mbikëqyrjen e ambasadave tona zvicerane, gjermane dhe belge. Me këtë, ne do të mund të shpërndajmë dukshëm shqiptarë jashtë vendit në cep të Zvicrës. Gjermania është domethënëse, ka 1 nga shiptarët më të fuqishëm që e kanë përkrahur Rugovën.

Poshtë në Kosovë duhet të krijohet një atmosferë që njerëzit të ndjehen sikur jetojnë në një vend të huaj, me atë një pjesë të të rinjve të shmangin daljen jashtë vendit, një pjesë do të zgjedhë Islamin. Pas 20 vitesh, një pjesë e Kosovës do të duket si Kandahar. Fuqitë perëndimore dalëngadalë do tê ndryshojnë mendimin e tyre për shqipëtarët dhe do të vendosin ta kthejnë Kosovën nën mbikëqyrjen e Serbisë.

Kur kjo të arrihet, Serbia do të ketë dorë të lirë për të përsëritur aksionin e dëbimit të shqiptarëve në Turqi, këtë herë jo me dhunë, por me detyrim përmes liderëve fetarë për punësim, duke premtuar kushte shtesë për migrimin në Turqi. Për këtë Serbia ka dritën jeshile nga shteti turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat