Presidenca e Maldiveve përgënjeshtron Vuçiqin se është tërhequr njohja, lajmin e shpërndan Pacolli

Aktuale

Presidenca e Maldiveve përgënjeshtron Vuçiqin se është tërhequr njohja, lajmin e shpërndan Pacolli

Më: 11 maj 2023 Në ora: 19:04
Ahmed Shaheed

Deputeti Behgjet Pacolli ka shpërndarë lajmin e diplomatit të Maldiveve, Ahmed Shaheed, se Maldivet qëndrojnë krah Kosovës dhe nuk e kanë tërhequr njohjen.

Shaheed ka thënë se Presidenca e Maldiveve kategorikisht ka mohuar pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të jashtëm, Ivica Daçiq, se njohja e Ksoovës është tërhequr.

“Presidenca e Maldiveve përgënjeshtron sot kategorikisht lajmin e Serbisë (Vuçiq dhe Daçiq) se Maldivet kanë tërhequr njohjen e Kosovës”, tha ai.

“Pra Maldivet mbeten pa luhatje, në krah të Kosovës”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat