Xani thotë se nuk mund të ketë hapje të urës mbi lumin Ibër

Aktuale

Xani thotë se nuk mund të ketë hapje të urës mbi lumin Ibër

Më: 11 maj 2023 Në ora: 18:36
Ura e Ibrit

Analisti, Visar Xani ka thënë se hapja e urës mbi lumin Ibër është delikate pasi edhe në të kaluarën kjo çështje ka tensionuar situatën. Madje sipas tij, Bashkimi Evropian vështirë që e lejon një gjë të tillë.

“Hapja e urës mbi lumin Ibër është pak delikate, për shkak që edhe çdo përpjeke që kanë bërë edhe më herët ka krijuar një lloj tensioni dhe sidomos në këtë situatë në të cilën jemi, vështirë që edhe Bashkimi Evropian të lejojë një gjë të tillë, për shkak se duhet të jetë një situatë përtej të qetës dhe përtej marrëveshjes me qëllim që të mos kemi provokime”, tha ai.

Sipas Xanit, çështja e hapjes së urës ka qenë edhe më parë temë, është edhe sot, por që prej atëherë problemet dhe realiteti është i njëjtë.

“Hapja e urës ka qenë dhe është temë edhe sot, por problemet dhe realiteti është i njëjtë. Kjo çështje sikur u harruar, ka pasur afate për hajes e urës mbi lumin Ibër, dhe kanë kaluar dhe tejkaluar ato afate dhe situata ka mbetur e njëjtë”, tha ai njohësi i çështjeve politike.

Xani, në fund tha se nuk mund të ketë hapje të urës derisa të ketë një terren më të qartë, si dhe një marrëveshje në Bruksel.

“Nuk mund të kemi hapje të urës deri sa të kemi një terren më të qartë, një marrëveshje në Bruksel, një marrëveshje serioze që e dëshirojnë palët. Problemi nuk ka qenë asnjëherë Kosova për hapjes e saj, problemi ka qenë Serbia dhe interesat e saj dhe nuk ka ndryshuar asgjë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat