Lajçak shkon këmbë në veri, jep mesazhin e fortë për Urën e Ibrit - tregon a do të hapet ajo

Aktuale

Lajçak shkon këmbë në veri, jep mesazhin e fortë për Urën e Ibrit - tregon a do të hapet ajo

Nga: Bota sot Më: 11 maj 2023 Në ora: 11:25 Përditësuar në ora: 16:12 më 11.05.2023
Lajçak e kaloi Urën e Ibrit në këmbë

Simiq: Lajçakut ia shprehëm shqetësimet me të cilat ballafaqohemi

Ish-deputeti, Igor Simiq u shpreh se emisarit të posaqëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot ia shprehën shqetësimet e tyre, me të cilat, siç tha ai, ballafaqohen qytetarët serbë.

Takimi i Lajçakut me përfaqësues të Listës Serbe u zhvillua në Shtëpinë e Evropës në veri të Mitrovicës.

Nga Lista Serbe në takim morën pjesë: Milan Radojeviq, ish-kryetar i Mitrovicës, Dragisha Milloviq, ish-kryetar i Zveçanit, Serxhan Vulloviq, ish-kryetar i Zubin Potokut, Ivan Todosijeviq, ish-deputet dhe Igor Simiq, ish-deputet.

Lajcak qëndroi në veri të Mitrovicës pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe pas atij me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza.

​Lajcak: Nuk duhet të ketë vendime të njëanshme

Nuk duhet të ketë vendime të njëanshme dhe që shkaktojnë reagim te komuniteti tjetër, ka thënë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, kur është pyetur për çështjen e hapjes së urës mbi Ibër dhe shkarkimin e ekipit menaxhues për Asociacionin.

Pas takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ai ka thënë se procesi i normalizimit duhet të jetë prioritet.

Lajcak për urën mbi Ibër: Nuk duhet të ketë vendime të njëanshme

“Bashkimi Evropian është shprehur për të gjitha këto çështje dhe qëndrimet tona janë të njohura dhe unë vetëm mund ta përsëris edhe një herë, se ne po angazhohemi që e gjitha që ndikon në jetën e njërit dhe tjetrit komunitet duhen të dakordohet në dialog, që të mos ketë vendime të njëanshme dhe që shkaktojnë reagim negativ nga komuniteti tjetër, kjo është shumë e rëndësishme, dialogu ka potencialin e vet, ne duhet ta përdorim atë, kemi edhe planin, kemi një proces normalizimi, kjo duhet të jetë prioritet”, ka thënë Lajcak.

Ai ka thënë se të hënën do të pres në Bruksel kryenegocitaorët e Kosovës dhe Serbisë ku sipas tij ka një listë të gjatë çështjesh që duhet diskutuar.

Lajcak: Çfarëdo të ndodh duhet të jetë dakordim i dy palëve

“Gjithmonë se duhet të përdorim platformën e dialogut për të rënë dakord për rrugën përpara. Pra, nuk duhet të imponojmë një vizion mbi vizionin tjetër, duhet ta përdorim dialogun, pikërisht për t'u siguruar që çfarëdo që të ndodhë, të jetë dakordim i të dy palëve”, ka thënë ai.

Diplomati sllovak ka takuar edhe shoqërinë civile në veri të Mitrovicës, ku e ka kaluar urën në këmbë, i shoqëruar nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Lajcak: Dialogu është platforma e duhur për të adresuar çështjet

“Qëllimi i qëndrimit tim këtu në veri është, natyrisht, të marr informata të dorës së parë nga njerëzit që jetojnë këtu, se si ata e shohin situatën. Ne diskutuam gjithçka që është pjesë e jetës dhe pjesë e problemit, dhe sigurisht që dëgjova shumë për çështjet që shihen si problematike. Këtë e kemi diskutuar më herët këtë mëngjes, dhe këtë do ta diskutojmë të hënën me kryenegociatorët. Kështu që e përsëris edhe një herë, dialogu është platforma e duhur për të adresuar çështjet të cilat shihen si problematike nga komunitetet, dhe për t'u siguruar që njerëzit të mos ndjehen të frikësuar, dhe të kemi një zgjidhje të dakorduar për të gjitha problemet”, ka thënë ai.

Miroslav Lajcak po zhvillon takim edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe në veri të Kosovës.

Vizitën në Kosovë e ka nisur në Qeveri, ku është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Fillon takim i Lajçakut me Listën Serbe

Filloi takimi i të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me të përfaqësuesit e Listës Serbe.

Takimi po zhvillohet në Shtëpinë e Evropës në veri të Mitrovicës.

Nga Lista Serbe në takim po marrin pjesë Milan Radojeviq, Dragisha Milloviq, Serxhan Vulloviq, Ivan Todosijeviq dhe Igor Simiq.

Lajcak po qëndron në veri të Mitrovicës pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe pas atij me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza.

Hamza pas takimit me Lajçak kritikon Kurtin për draftvizionin: I kam pikëpyetjet e mia

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, është deklaruar për media pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Ai tregoi se çfarë kanë biseduar me Lajçakun.

“Kemi biseduar për situatën e përgjithshme në Kosovë, në regjion, për cështjen e dialogut, për zhvillimet që janë duke ndodhur në Kosovë dhe posaçërisht në këtë pjesë të Kosovës. Gjithsesi që ka qenë temë edhe çështja e urës së Ibrit dhe nevoja që të respektohet dhe zbatohet kushtetuta dhe ligjet në fuqi që garantojnë lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve. Kemi biseduar edhe për progresin e arritur gjatë këtyre viteve por edhe për ndjeshmërinë që ndodhet dhe është prezente në këtë pjesë të Kosovës dhe të gjithë ne do ta bëjmë maksimumin që të punojmë në dobi të paqes, prosperitetit dhe krijimit të kushteve për jetë të përshtatshme për të gjithë pa dallim, me prioritet zbatimin e ligjit”, tha ai.

Kur u pyet rreth drafvizionit që është prezantuar nga Kurti në takimin e 2 majit, Hamza tha se i ka disa pikëpyetje.

“Pak kisha ndryshu në pyetje, për shkak se një marrëveshje ka ndodhur në Bruksel, ka ndodhur në Ohër, është publike. Drafvizion të them të drejtën nuk e di, draft statut po. Tash është prezantu një draft statut, i cili sipas të gjitha gjasave është një dokument që është diskutu, por jo diçka më shumë. Ka opsione të ndryshme dhe sigurisht që këto çështje kanë me u definu në ditët në vijim dhe në të ardhmen. Kështu që është prezantu një dokument, tash të them të drejtën, a ka qenë rruga e duhur me shku deri aty, i kam pikëpyetjet e mia. Është diçka që ka me ndodh në progres”, tha ai.

Lajçak: Ura e Ibrit nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën kaloi në veri.

Pas takimit me Hamzën, ai foli për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit, me ç’rast tha se ura nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë, por vetëm kur të pajtohen të dyja palët.

Lajçak e kaloi Urën e Ibrit në këmbë, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Emisari i BE-së është në veri, te Shtëpia e Evropës, ku do të ketë takim me shoqërinë civile.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti deklaroi ishte një diskutim intensiv dhe të njëjtin do ta zhvillojë edhe nesër në Beograd.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti u shpreh se në takimin me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak theksoi nevojën që marrëveshja bazë të zbatohet tërësisht. Sipas tij, BE-ja duhet ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes.

Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

Përfundon takimi mes Lajçakut e Hamzës

Ka përfunduar takimi mes emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza.

Ata janë takuar në orën 11:00.

Lajçak sot në mëngjes është takuar me kryeministrin Kurtid he zëvendëskryeministrin Bislimi, derisa pritet të shkojë edhe në Serbi

Diskutohet për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po zhvillon takim me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën.

Siç mësohet, në takim po bisedohet për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit.

Lajçak do të shkojë edhe në veri për të kuptuar situatën atje.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit të sotëm me kryeministrin Albin Kurti deklaroi ishte një diskutim intensiv dhe të njëjtin do ta zhvillojë edhe nesër në Beograd.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti u shpreh se në takimin me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak theksoi nevojën që marrëveshja bazë të zbatohet tërësisht. Sipas tij, BE-ja duhet ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes.

Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ekipi menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

Lajçaku pritet nga Hamza në Mitrovicë

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka udhëtuar drejt Mitrovicës.

Me këtë rast ai është pritur nga kryetari Bedri Hamza.

Lajçak në një prononcim para gazetarëve ka bërë të ditur se do të udhëtojë për në veri të Kosovës në mënyrë që ta kuptojë situatën më mirë.

“Këtë mbrëmje do të shkoj në veri, dua që ta kuptoj situatën dhe shpresoj që do të ketë një zgjidhje politike që do të na mundësojë ta zbatojmë plotësisht marrëveshjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat