Haziri: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues u prezantua edhe më 2017 në Prishtinë

Aktuale

Haziri: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues u prezantua edhe më 2017 në Prishtinë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 21:27
Lutfi Haziri

Modeli i draft-statuti për pakicat kombëtare i prezantuar nga Ekipi Menaxhues në takimin e fundit Kurti-Vuçiq në Bruksel, sipas deputetit të LDK-së Lutfi Haziri ishte prezantuar vite më parë në Prishtinë, përkatësisht më 2017.

“Ekipi Menaxhues është pjellë e negociatave.”, tha Haziri duke thënë se politikanët në Kosovë s’duhet të befasohen nga puna e këtij Ekipi që ka pasur mandat që nga formimi i tij.

“Pse Hoti për gjashtë muaj të vetëm arriti me i duru dy anëtarët e vetëm të Ekipit Menaxhues, e Kurti mbi dy vjet mandat s’është marrë asnjëherë me përbërjen e këtij ekip, e as me mandatin e tij.

Njëanshëm ka qenë e vështirë të veprohet. Nëse Kurti më 3 mars në Prishtinë veproi njëanshëm me Ekipin, ka pasur të drejtë që përmes ndërmjetësuesit dhe negociatorit me nxjerr çështjen e Ekipit.”, deklaroi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat