Emërohen dy trupa për vlerësim të saktësisë së taksimetrave

Aktuale

Emërohen dy trupa për vlerësim të saktësisë së taksimetrave

Më: 10 maj 2023 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari ka njoftuar se Agjencia e Metrologjisë në kuadër të MINT, ka emëruar dy trupa për vlerësim saktësisë së taksimetrave.

Me anë të një postimi në Facebook, Hajdari ka bërë të ditur se sipas legjislacionit në fuqi, janë emëruar këto trupa për të siguruar qytetarët e Kosovës se shërbimet e taksive do të jenë të sakta.

“Për herë të parë në Republikën e Kosovës, Agjencia e Metrologjisë në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka emëruar dy trupa për vlerësim konformiteti (TVK) që do të bëjnë vlerësimin e saktësisë së taksimetrave.

Në përputhje me të gjitha rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe rekomandimeve tjera ndërkombëtare, të cilat kanë për qëllim që taksimetrat të jenë të saktë, të besueshëm dhe të sigurtë për përdoruesit dhe klientët, tashmë edhe Kosova, sipas legjislacionit në fuqi, ka emëruar këto trupa për të siguruar qytetarët e saj se shërbimet e taksive do të jenë të sakta sa ju takon tarifave të shërbimit që ata marrin”, ka shkruar Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat