Hajdari: Evropa e pranon fajin se u tregua e padrejtë me Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Hajdari: Evropa e pranon fajin se u tregua e padrejtë me Ballkanin Perëndimor

Më: 10 maj 2023 Në ora: 00:13
Vjollca Hajdari

Opinionistja nga Berlini, Vjollca Hajdari, ka komentuar deklarimet e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian ku tha se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet gjeopolitikisht me Ballkanin Perëndimor.

Hajdari, e ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se ishte shumë i qartë me mesazhet që përcolli.

“Kancelari Scholz foli konkretisht me rrezikun që i kanoset komoditeti të Unionit Evropian, por edhe të gjithë janë zgjuar nga gjumi sepse kanë menduar që BE-ja do të qëndrojë edhe më tej kështu. Por, kur panë se Rusia dhe Kina janë duke e rrezikuar dhe lëkundur stabilitetin e BE-së – mendoj se Scholz është më konkret në konspektin politik dhe ndikimet e ndryshme”, tha Hajdari.

Ajo, mes tjerash, tha se Evropa e ka pranuar fajin se ka qenë e drejtë me Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat