Osmani kujton heroin Ilir Konushevci dhe mjekun Hazir Malaj

Aktuale

Osmani kujton heroin Ilir Konushevci dhe mjekun Hazir Malaj

Më: 9 maj 2023 Në ora: 14:05
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci dhe mjekun Hazir Malaj në 25-vjetorin e vrasjes.

Në përvjetorin e vrasjes së tyre, Osmani ka thënë se Ilir Konushevci ishte luftëtari i paepur që kauzën e tij për lirinë e Kosovës e kishte transformuar në veprim konkret ushtarak që nga vitet e 90-ta.

“Njeriu i pushkës ishte edhe bartësi kryesor i procesit të furnizimit të UÇK-së me armatim nga Shqipëria në Kosovë.

25-vjet më parë, Ilir Konushevci bashkë me mjekun Hazir Malajn, në përcjellje të një kamioni me armë që do të dërgoheshin drejt Kosovës u vra në një pritë të organizuar.

Gjeneral Iliri u vra, por jo edhe ëndrra e tij për Kosovën e lirë. Pushkët e tij e bën Kosovën të lirë, e përmbushën testamentin e tij dhe e përjetësuan idealin e brezave për liri dhe Republikë.

Zbardhja e autorëve të vrasjes së tij dhe përballja me drejtësinë do t`i jap kuptim lirisë për të cilën ra Iliri!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ilirin!”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat