Kryediplomati kroat përshëndet marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi për të pagjeturit

Aktuale

Kryediplomati kroat përshëndet marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi për të pagjeturit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 10:07
Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, është deklaruar pas takimit me homologen kosovare Donika Gërvalla.

Radman në një konferencë të përbashkët me Gërvallën, mes tjerash theksoi se kanë biseduar për temat e fundit politike dhe dialogun e Kosovës me Serbinë.

Kryediplomati kroat përshëndeti vendimin e liberalizimin e vizave të Kosovës dhe procesin për anëtaësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Gjithashtu kemi theksuar se Kosova dhe Kroacia janë shtete mike, Kroacia është ndër shtetet e para që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, rezultati është edhe në vizitat bilaterale. Kjo vizitë pas 2 vitesh është që të përforcojmë akoma më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka theksuar Radman.

“Në bisedë gjithashtu e dhashë mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, gjithashtu kemi përshëndetur liberalizimin e vizave për Kosovën”.

“Gjithashtu e përshëndesim vendimin e Këshillit të Evropës. Shpresoj se kjo do të rregullohet në një periudhë të shpejt dhe ta shohim Kosovën anëtare së shpejti. Ky do të jetë hap i madh për Kosovën, si dhe Kroacia mund të jap kontribut të veçantë”, u shpreh Radman.

“Për dialogun Kosovë-Serbi presim avancim të marrëdhënieve, të gjitha palët presin hapat të mëtejmë”.

“Lidhur me këtë përshëndesim marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi për personat e pagjetur. Shpresoj se do të zgjidh problemet me personat e pagjetur. Kroacia që 30 vite është duke kërkuar mbi tre mijë persona të zhdukur”, shtoi Radman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat