Bajrami: Blloku A për shkak të tenderëve që po dyshohet se janë korruptiv ishte jashtë funksionit që 10 muaj, kostoja ditore 1 milion euro

Aktuale

Bajrami: Blloku A për shkak të tenderëve që po dyshohet se janë korruptiv ishte jashtë funksionit që 10 muaj, kostoja ditore 1 milion euro

Më: 9 maj 2023 Në ora: 06:37
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami vlerëson se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është dashur të ketë informacion lidhur me shkaqet pse Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka dënuar Korporatën Energjetike të Kosovës me 3.2 milionë euro.

Këto deklarata i tha Bajrami në Info Nata pasi Rizvanolli gjatë ditës tha se nuk ka informata për këtë arsyet e këtij dënimi.

“Sot i pamë raportimet se ZRRE-ja e ka dënu KEK-un rreth 3.2 milionë. Ministrja është dashtur ta dijë pse. Nëse nuk e ka ditur është shumë keq. Unë konsideroj që për shkelje të tilla ZRRE apo KEK-u është dashtur që të raportojnë në njësinë e cila është në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë. Është e pafalshme në qoftë se nuk e ka ditur”, tha Rizvanolli.

Duke folur për pasojat e mosfunksionimit të Bllokut A5, Bajrami tha se dëmet kanë qenë deri në 1 milion euro në ditë.

Blloku A pikërisht për tenderët të cilët kryeshefi ekzekutiv gjendet në arrest, u vu në funksion. Blloku A për shkak të këtyre tenderëve që po dyshohet që janë korruptiv, ka qenë jashtë funksionit që 10 muaj. 770 mijë deri në 1 milion euro në ditë ka qenë kostoja e mosfunksionimit të Bllokut A. Dhe tani pas arrestimit të z.Krasniqi KEK-u arrin që brenda dy jave ta fusë në funksion Blloku A”, deklaroi ajo.

Tutje Bajrami ka thënë se arsyet pse KEK-u kishte mbi 100 milionë euro fitime, ishte rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“E vetmja arsye pse KEK-u ka fitim është sepse nuk ka ba asnjë lloj investimi. Arsyeja tjetër, substanciale është që kemi pasur ngritje marramendëse të çmimit të energjisë elektrike. Si ka mundësi që KEK-u i ka mbi 100 milionë euro e Qeveria vetëm vitin e kaluar i ka shpenzuar reth 68 milionë euro energji elektrike për katër komunat veriore. Ai thjesht nuk mundet me u quajt rezultat financiar sepse po i bie që në kohën kur kemi importu energji elektrike shumë shtrenjtë, ne edhe paskemi pasë hapësirën me eksportu energji elektrike. Kjo vetëm sukses nuk mund të quhet”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat