Dy ministrat e pasur të Qeverisë Kurti: Çka deklaruan në AKK Sveçla e Rizvanolli?

Aktuale

Dy ministrat e pasur të Qeverisë Kurti: Çka deklaruan në AKK Sveçla e Rizvanolli?

Më: 7 maj 2023 Në ora: 21:24
Kurti- Svecla- Rizvanolli

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë për vitin 2022 në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurive.

Në listën e deklaruesve gjendet edhe ministrat e Qeverisë Kurti, dhe dy nga ministrat më të pasur del të jenë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministri Sveçla në AKK ka deklaruar se posedon një shtëpi me vlerë 600 mijë euro dhe një lokal me vlerë 650 mijë euro tek pasuritë e paluajtshme.

Tek pasurit e luajtshme, ai ka deklaruar se posedon një veturë të tipit Audi me vlerë 3 mijë e 100 euro.

Sveçla ka deklaruar se është aksionar 100% të aksioneve në një ndërmarrje individual me vlerë 6 mijë euro dhe aksionar në një shoqëri kolektive me 50% të aksioneve me vlerë 100 mijë euro.

Tek parat e gatshme, Sveçla ka deklaruar se ka 1 mijë e 222 euro në pronësi të tij, dhe në pronësi të bashkëshortes ka deklaruar se janë 1 mijë e 832 euro. Ai gjithashtu ka deklaruar edhe 300 euro të fëmijëve.

Tek të ardhurat vjetore, i pari i ministrisë së Punëve të Brendshme ka deklaruar pagën e tij me vlerë 14 mijë e 551 euro. Ai gjithashtu ka deklaruar edhe dy paga të bashkëshortes me vlerë të përbashkët 19 mijë e 500 euro, si dhe pagën e fëmijës me vlerë 4 mijë e 420 euro.

Krahas ministrit Sveçla është edhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Rizvanolli ka deklaruar tek pasurit e paluajtshme se posedon banesë me vlerë 66 mijë euro.

Tek pasuritë e luajtshme ka deklaruar një veture të tipit Renault me vlerë 16 mijë euro.

Ministrja e Ekonomisë ka deklaruar 4 xhirollogari në emër të saj për para të gatshme, ku në secilën pprej tyre ka 190 mijë euro, 242.02 funta, 1 mijë e 147 funta dhe 6 mijë e 595 euro. Ajo gjithashtu ka deklaruar para të gatshme edhe të bashkëshortit me vlerë 11 mijë e 392 euro.

Tek të ardhurat vjetore, ministrja Rizvanolli ka deklaruar se merr pagën me vlerë 13 mijë e 823 euro dhe pagën nga kolegji Riinvest me vlerë 1 mijë e 945 euro, ajo ka deklaruar edhe 3 mijë e 135 euro nga mëditjet për udhëtime zyrtare jashtë shtetit për gjatë vitit 2022. Rizvanolli ka deklaruar në emër të saj edhe “interes ne kursime” me vlerë 1 mijë e 478 euro.

Ndër të tjera ka deklaruar edhe pagën e bashkëshortit me vlerë 7 mijë e 683 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat