Dugolli i VV-së dorëzon dëshmi në Speciale për Masakrën e Dubravës

Aktuale

Dugolli i VV-së dorëzon dëshmi në Speciale për Masakrën e Dubravës

Më: 6 maj 2023 Në ora: 11:56
Enver Dugolli

Deputeti i Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka ftuar mediat këtë të shtunë, në Hollin e Kuvendit të Kosdovës në një takim, sipas tij për një çështje të rëndësishme.

Në këtë takim Dugolli ka thënë se në një intervistë të dhënë në vitin 2021, kryetarja e Dhomave të Specializuara ka mohuar se Gjykata Speciale të jetë një etnike. Dugolli ka thënë tutje se ajo ka jurdiksion mbi krimet kundër njerzimit dhe krimet e luftës që janë kryer në Kosovë mes 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetor 2000.

Deputeti i VV-së ka shtuar se kryetarja e Dhomava e të Specializuara ka pohuar se ligji e pasqyron qartë se gjykata nuk është formuar kundër një grupi etnik të caktuar, “vendimi se kush akuzohet është ekskluzivitet i prokurorit të specializuar bazuar mbi prova”.

“Andaj njoftoj opinionin se para një jave ju drejtova prokurorit të specializuar me një kerkesë të specifikuar për të nisur një hetim kundër kryesve të masakrës së Dubravës. Këtë e kam jo vetëm si dëshmitar por si i mbijetuar nga kjo masakër, një ndër ngjarjet më të shëmtuara të Kosovës”, ka thekusar Dugolli.

Nëse Gjykata Speciale nuk është një etnike s’ka arsye që të mos hetojë krime nga kjo masakër. Për këtë krim nuk është hetuar dhe dënuar. Kërkesa mjafton për të hapur hetime dhe ngritu akuza. Do të dëshiroja të theksoja dy pika, kjo gjykatë ka thënë se s’mund të hetoj krimet nga forcat serbe, por vetëm kinse nga UÇK-ja, por një lexim i kujdesshëm i lligjit tregon se ky supozim është i gabuar. Prokurori i specializuar ka shumë hapësirë të hetojë edhe krimet e kryera nga autoritet e ish-Jugosllavisë”, ka potencuar tutje ai.

Dugolli për masakrën e Dubravës ka thënë se “Fakti i pamohueshëm është se në atë masakër të organizuar nga shteti serb është se janë ekzekutuar 116 njerëz, dhe profesori Ukshin Hoti është i zhdukur. Janë dëshmitarët që fatbardhësisht janë gjallë dhe plagët e tyre flasin vetë”.

Deputeti nga radhët e VV-së ka potencuar tutje se Jdëshmitarët nuk aknë nevojë për masa mbrojtëse dhe për identitet të fshehur.

Mes tjerash ai është shprehur se janë të gatshëm të dëshmojnë kurdo herë rreth kësaj çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat