Konjufca shpreh ngushëllime për viktimat e sulmit në Beograd

Aktuale

Konjufca shpreh ngushëllime për viktimat e sulmit në Beograd

Më: 5 maj 2023 Në ora: 10:23
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se këso ngjarjesh janë të rënda hde krijojnë pikëllim për këdo.

“Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”, ka shkruar ai.

Së paku tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën mbrëmë nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit.

Teksa, të mërkurën, një djalë 13 vjeç dyshohet se vrau tetë nxënës dhe një rojë të sigurisë në një shkollë në qendër të Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat