Kurti: Gabimet e Listës Serbe, s’mund t`i paguajnë qytetarët

Aktuale

Kurti: Gabimet e Listës Serbe, s’mund t`i paguajnë qytetarët

Më: 2 maj 2023 Në ora: 23:41
Albin Kurti

Pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli në lidhje me dakordimin për deklaratën për të pagjeturit gjatë luftës si edhe draft statutin për Asociacionin dhe situatën në veri të vendit, pas zgjedhjeve lokale.

 Duke folur për shqetësimin e shprehur nga Borrell për situatën në veri, kryeministri Kurti tha se dalja në zgjedhjet e  23 prillit në katër komunat në veri të Kosovës, ishte e ulët.

“Ne i patëm shtyrë zgjedhjet në dhjetor të vitit të kaluar, por ato nuk mund t’i shtynim sërish”, tha Kurti, duke shtuar se e tashmë atje ka kryetarë.

“E kuptoj se ata nuk janë kryetarë të komunave në kuptim normal e standard të fjalës, por legaliteti është i domosdoshëm”, tha Kurti, duke shtuar se arkitektura e Republikës së Kosovës nuk lejon që qytetari të mbetet pa komunë.

“Për funksionim të komunës, Ministria e Financave e ka të domosdoshëm kryetarin  komunës. Tani kemi kryetarët e komunave”, tha ai,duke shtuar se do të dëshironte të kishte rrethana tjera, por rikujtoi se kjo është pasojë e braktisjes së institucioneve nga Lista Serbe me urdhër të Beogradit.

Ai tha se Lista Serbe ka bërë gabim, por theksoi se gabimin e  saj nuk mund ta paguajnë edhe shteti i Kosovës edhe qytetarët.

“Gabimin e saj duhet ta paguajë Lista Serbe sepse Kosova është vend demokratik e me orientim perëndimor. Jemi këtu ku jemi, ata nuk do të kenë mandat të plotë dhe janë udhëheqës komunalë jo me ‘U’ të madhe por me ‘u’ të vogël’.

Ai tha se megjithatë ata duhet t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat