Zyrtari i Këshillit të Evropës: Anëtarësimi i Kosovës mund të zgjasë deri në dy vjet

Aktuale

Zyrtari i Këshillit të Evropës: Anëtarësimi i Kosovës mund të zgjasë deri në dy vjet

Më: 27 prill 2023 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës “përcolli për opinion” të hënën kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, e cila përbëhet nga 46 shtete anëtare.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, deklaroi për agjencinë portugeze të lajmeve “Lusa” se pas vendimit të së hënës “duhet të ketë një opinion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, në një proces që “mund të marrë deri në dy vjet”.

I pyetur për vullnetin e Këshillit të Evropës për të shtuar një anëtar të ri, Berge theksoi se organizata është “në parim, e hapur për të gjitha vendet evropiane”.

“Sigurisht që sot na mungojnë dy vende, Rusia dhe Bjellorusia, të cilat, për arsye që dihen, nuk janë anëtare”, shtoi ai.

Tani i takon Asamblesë Parlamentare të nxjerrë opinionin e saj në një datë të pacaktuar, me mbledhjen e ardhshme të byrosë së asamblesë të planifikuar për të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat