Avokati i Krasniqit: Një kontratë njëburimore s’është medoemos vepër penale

Aktuale

Avokati i Krasniqit: Një kontratë njëburimore s’është medoemos vepër penale

Më: 27 prill 2023 Në ora: 00:19
Nagip Krasniqi

Virtyt Ibrahimaga, avokat i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, vlerëson se Prokuroria Speciale ka dështuar me rastin e arrestimit të klientit të tij.

Ibrahimaga tha se prokuroria ka dështuar të dëshmojë dyshimin e bazuar se është kryer ndonjë vepër penale pasi sipas tij një kontratë joburimore s’është vepër penale.

“Prokuroria përpara se ta arrestoj dikë apo të bëjë kërkesë për paraburgim, i ka mjetet hetimore. Në kushte normale prokuroria do të duhej të hetonte kontratat dhe sipas informatave që i kemi prokuroria i ka filluar hetimet shumë më herët dhe i ka intervistuar të gjithë dëshmitarët dhe i ka mbledhur të gjitha provat. Prokuroria ka mundur t’i shfrytëzoj të tjerë mekanizmat si përgjimit për çka i ka edhe të gjitha fuqitë sipas ligjit – në bazë të këtyre të shikonte se a ka të bëjë me vepër penale”, ka thënë Ibrahimaga i ftuar në Rubikon.

“Në këtë rast, Prokuroria ka dështuar të dëshmojë dyshimin e bazuar se është kryer ndonjë vepër penale që ndërlidhet me këto dy kontrata. Nëse një kontratë është joburimore nuk do të thotë që është vepër penale”, u shpreh Ibrahimaga.

Mes tjerash, Ibrahimaga thotë se negocimi direkt për kontratat e përfolura ka ekzistuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat