Arrestimi i drejtorit të KEK-ut, përplasje e ashpër mes Bajqinovcit e Qalajt

Aktuale

Arrestimi i drejtorit të KEK-ut, përplasje e ashpër mes Bajqinovcit e Qalajt

Më: 27 prill 2023 Në ora: 00:09
Rashit Qalaj dhe Mefail Bajqinovci

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës, e ftuar nga Partia Demokratike Kosovës, ku u debatua për situatën në KEK, bas burgosjes së Nagip Krasniqit, kryeshef, u karakterizua me përplasje mes pushtetit, deputetëve të shumicës parlamentare dhe të opozitës.

Kjo seancë për deputetin Mefail Bajqinovci, nga LVV, dhe për Rashit Qalajn, nga PDK, ishte si një lloj arene mes pushtetit e opozitës, por që patën vërejtje se në Kuvend nuk duhet debatuar për raste që nuk kanë marrë formë përfundimtare nga Gjykatat përkatëse.

Deputeti Bajqinovci pati vërejtje në punën e Prokurorisë se po bën atë në mënyrë selektive. Ndërkaq, deputeti Qalaj shtoi se ndaj institucioneve të sigurisë e të drejtësisë nuk duhet bërë ndërhyrje nga eksponentët e politikës.

Kështu ai përmendi një deklaratë të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka përmendur emrin e tij për një aferë korruptive, më konkretisht në “Rastin Brezovica”, sipas të cilit Qalaj dhe ish-drejtori i AKI-së do të duhej të ishin subjekt i hetimeve.

Deputeti Qalaj, lidhur me këtë akuzë, tha se Prokuroria është e mirëseardhur të bëjë hetimin për pasurinë time për çdo ditë.

“Dhe nëse Prokuroria e Shteti gjen çkado në lidhje me pronën time është e lirë që ta demolojë dhe kurrë nuk do të dëgjoni ndonjë fjalë prej meje”, u shpreh Qalaj në RTK Prime.

Ai më tej shtoi se as ministri i Brendshëm, as ministrja e Drejtësisë, as kryeministri e as ne deputetët, nuk duhet të flasim për institucionet e drejtësisë e të sigurisë, për shkak se i bie se ne po ndërhyjmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat