Flet avokati i Nagip Krasniqit: S’ka prova, ja çka ka ndikuar në inicimin e kësaj procedure

Aktuale

Flet avokati i Nagip Krasniqit: S’ka prova, ja çka ka ndikuar në inicimin e kësaj procedure

Më: 26 prill 2023 Në ora: 21:05
Nagip Krasniqi

Taulant Ferizi, avokat mbrojtës i Nagip Krasniqit pretendon se Prokuroria Speciale nuk ka asnjë provë të vlefshme që vërteton përfshirjen e Krasniqit në veprat penale që ai po hetohet.

Sipas tij, në seancën e mbajtur, prokuroria nuk ka dorëzuar asnjë provë që përbejnë dispozitat ligjore me të cilat Prokuroria pretendon se janë nënshkruar kontrata me negocim direkt me kompaninë “Lidwin”.

“Provat që ka prokuroria janë të mangëta, madje ajo nuk ka dorëzuar prova fare. Provat të vetme të cilat i ka artikuluat në seancë kanë të bëjnë me nenin 35 të ligjit të Prokurimit të cilat nuk përbëjnë provë përbejnë dispozita ligjore me të cilat prokuroria pretendon se janë nënshkruar kontratat me negocim direkt me kompaninë Lidwin. Pra Vetëm në bazën e këtij neni duhet thënë se  procedura tenderuese është dashur të jetë e hapur e jo direkte prokuroria e ka konstruktuar teorinë e bazuar që e ka kundër z. Krasniqi”, ka thënë avokati Taulant Ferizi.

Mbrojtja e Krasniqit – nënshkrimin e kontratës me procedurë të negociuar e arsyeton me faktin se gjendja me energji elektrike ka qenë emergjente. Sipas tij, ka qenë e domosdoshme nënshkrimi i kontratës për t’i sajuar problemet.

“Ne mendojmë se këto nuk qëndrojnë pasi që ekziston një bazë e pastër ligjore që thotë se kontratat me negocim direkt mund të nënshkruhen në raste urgjente kurse nuk ka më emergjent se sa Kuvendi ka votuar duke shpallur gjendjen emergjente në Kosovë. Ka qenë e domosdoshme që të nënshkruhet kontrata që të sajohen sa më shpejtë problemet”, u shpreh ai gjatë intervistës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat