Integrimi europian, Bislimi udhëton drejt Suedisë

Aktuale

Integrimi europian, Bislimi udhëton drejt Suedisë

Më: 26 prill 2023 Në ora: 16:19
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, sot ka udhëtuar për në Stockholm të Suedisë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, gjatë kësaj vizite do të ketë takime me Ministren për Europë Jessika Roswall, Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane, Christian Danielsson dhe Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme, Jan Knutsson.

Aktualisht, Suedia kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së.

Arsyeja e vizitës së Bislimit në shtetin suedez është forcimi i bashkëpunimit dhe rruga përpara e Kosovës në proceset e integrimit europian, pati thënë më herët Zyra e Bislimit ku është paralajmëruar vizita e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat