Hamiti: Zajednica po jetësohet me Albin Kurtin kryeministër

Aktuale

Hamiti: Zajednica po jetësohet me Albin Kurtin kryeministër

Më: 26 prill 2023 Në ora: 14:30
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka folur për takimin e radhës në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili do të mbahet më 2 maj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë takim do të prezantohet drafti i parë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka vlerësuar se “Zajednicës” po jetësohet në kohen e Albin Kurtit, i cili sa ishte në opozitë e kishte kundërshtuar fuqishëm.

“Zajednica nuk kalon!’ ka qenë kauza me të cilën Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka ardhur në pushtet, ndër të tjera, para dy vjetësh. E ka kundërshtuar VV-ja formimin e Asociacionit me fjalë e me dhunë në Kuvendin e Kosovës.

Më 2 maj kryeministri Albin Kurti takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel për të biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër së voni. Në takim do të prezantohet drafti i parë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, domethanë i Zajednicës, siç i janë referuar z. Kurti dhe VV-ja e tij vazhdimisht. Zajednica po jetësohet me Albin Kurtin kryeministër”, ka shkruar Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat