​Shala dhe Muja përplasen në Kuvend: Bekim Haxhiu të ka sjellë picë në burg

Aktuale

​Shala dhe Muja përplasen në Kuvend: Bekim Haxhiu të ka sjellë picë në burg

Më: 26 prill 2023 Në ora: 13:44
Armend Muja dhe Ferat Shala

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja është përplasur me deputetin e PDK-së, Ferat Shala në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Muja në debatin parlamentar në zhvillimet e fundit në KEK pas arrestimit të ish-kryeshefit Nagip Krasniqi ka thënë se ky i fundit ka ndalur keqpërdorimet në KEK.

Ai ka paraqitur disa grafika që sipas tij, tregojnë greminën, në të cilën ka qenë KEK-u si dhe ka folur për arritjet e tanishme.

Muja: Në këtë gropë kanë kullotur shumë grupe të interesit

“S’di a pe vreni një gropë këtu kur ka ra KEK-u në greminë dhe po e shihni një maje që ka qenë në dy vitet e fundit, në kohën e Nagip Krasniqit. Ne këtu gjykojmë jo për individ por për rezultate. Ju që jeni profesionist nuk mund t’i shmangeni rezultateve...Në këtë gropë kanë kullotur shumë grupe të interesit. Ky është problemi dhe me neve nuk ka ndodh kjo, prandaj ndërmarrja ka filluar të lulëzojë”, ka thënë ai.

Por, atij i ka reaguar deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili ka akuzuar Mujën për korrupsion në procesin e mëhershëm e akreditimeve.

Shala: Bekim Haxhiu i ka dërguar një picë Mujës në burg

“Me këtë nuk replikoj, pasi kam nevojë të replikojë me kolegun tim Bekim Haxhiu, i cili kur është arrestuar ia ka dërguar një picë në stacionin policor pasha besën, duke lypur pare për të akredituar universitetet publike. Prandaj, kam replikë me Bekimin që ta pru picën në stacion të policisë dhe të ka nxjerrë prej burgut për korrupsion”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat