Rasti i kryeshefit të KEK-ut, Haradinaj porosi Kurtit: Mos i ço dostat aty ku ka pare

Aktuale

Rasti i kryeshefit të KEK-ut, Haradinaj porosi Kurtit: Mos i ço dostat aty ku ka pare

Më: 25 prill 2023 Në ora: 22:23
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka komentuar rastin e arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Haradinaj, duke folur në emisionin Pressing, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk duhet të krijojë lidhje të shkurtra, duke çuar miqtë e tij në institucione ku ka shumë mjete financiare.

“Po bën gabim që po krijon lidhje të shkurtra. Nuk bën me i dërgu në institucione ku ka pare krejt dostat. Ky rast mund të jetë i pari që i ka ndodh. Ndoshta ata e dojnë njëri-tjetrin dhe e dojnë shumë paren, por ka me u shkaktu pasoja”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka deklaruar se Kurti ka dalë në anën e a të arrestuarit, duke sulmuar Prokurorinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat