​Ministrja Rizvanolli viziton KEK-un, njoftohet me gjendjen aktuale

Aktuale

​Ministrja Rizvanolli viziton KEK-un, njoftohet me gjendjen aktuale

Më: 25 prill 2023 Në ora: 21:19
Artane Rizvanolli ka vizituar KEK-un.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka vizituar KEK-un. Ajo është mirë pritur nga zv. Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.) i KEK-ut, Përparim Kabashi me bashkëpunëtorë dhe Bordi i Drejtorëve.

Me këtë rast Rizvanolli u njoftua për gjendjen aktuale, sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u.

“Lidhur me këtë, zv. Kryeshefi Ekzekutiv (u.d.) dhe Bordi i Drejtorëve duke falënderuar Ministren Rizvanolli për mbështetjen e vazhdueshme të dikasterit që ajo drejton, siguruan se është duke u punuar pandërprerë në të dy termocentralet për të prodhuar energji elektrike konform planit dhe bilancit energjetik.

Tutje ata theksuan se pjesa më vitale e korporatës janë punëtorët e saj duke shprehur gatishmërinë për t’i përkrahur në të gjitha kërkesat e punëtorëve të cilat kanë bazën ligjore dhe të cilat korporata ka kapacitetet ekonomike për t’i përballuar’, thuhet në njoftimin e ME-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat