Haxhiu merr pjesë në tryezën “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria”

Aktuale

Haxhiu merr pjesë në tryezën “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria”

Më: 25 prill 2023 Në ora: 13:58
Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka marr pjesë ne tryezën e organizuar nga Këshilli i Evropës me temë: “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria”.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, Haxhiu ka folur për angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë në krijimin e kushteve ligjore që personat e privuar nga liria të trajtohen me respekt dhe dinjitet, si dhe të kenë qasje të plotë në të drejtat e tyre të garantuara me ligj dhe konventa ndërkombëtare.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur veprimet konkrete të cilat janë marr nga Ministria e Drejtësisë me qëllim të përmirësimit të kushteve ligjore, avancimit të programeve rehabilituese të institucioneve korrektuese, shtimin e aktiviteteve për luftimin dhe parandalimin e kontrabandës si dhe bashkëpunimin korrekt me shoqërinë civile për mbikëqyrjen e kushteve të trajtimit të personave të privuar nga liria në institucionet korrektuese dhe identifikimin e shkeljeve eventuale të të drejtave dhe lirive të tyre.

Haxhiu derisa ka vlerësuar rolin e Këshillit të Evropës, shtoi se promovimi i standardeve të larta të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së personave të privuar nga liria, si dhe ndihma e vazhdueshme për vendet si Kosova në përmirësimin e trajtimit të kësaj kategorie, ka qenë dhe është gjithmonë i mirëpritur.

Në mbyllje të fjalës së saj, ministrja Haxhiu theksoi se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme të cilat janë në kompetencë t këtij institucioni, deri në realizimin e përpjekjeve të përbashkëta për të arritur progresin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat