Lajçak në panel me Petritsch, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Lajçak në panel me Petritsch, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 24 prill 2023 Në ora: 23:25
Foto nga vendngjarja

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka marrë pjesë të hënën në një panel diskutimi në Vjenë, ku është diskutuar normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe janë shkëmbyer ide se si mund të bëhet zgjerimi i Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kështu ka deklaruar një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Laçak, ku ka qenë i pranishëm edhe diplomatë të tjerë që njohin mirë rrethanat në Ballkan.

“Shkëmbim i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e ardhshëm dhe rolin e zgjerimit të Bashkimit Evropian sonte në Vjenë. Falënderoj për organizimin dhe bashkë-panelistët e mi Wolfgang Petritsch dhe Stephanie Fenkart për diskutimin”, ka shkruar Lajçak në Twitter.Lajçak po qëndron në Vjenë, ku një ditë më parë ka takuar dhe në një takim  tjetër të BE-së me Ballkanin Perëndimor, derisa ka folur edhe takimin tjetër të nivelit të lartë të dialogut të caktuar për 2 maj. Kjo, sipas tij,  është një kohë përgatitjeje intensive.

“Si takimi i parë i nivelit të lartë pas Ohrit, do të jetë i rëndësishëm për zbatimin e Marrëveshjes dhe Aneksit të saj. Rendi i ditës do të përfshijë miratimin zyrtar të Deklaratës për Personat e Zhdukur, paraqitjen e draftit të parë të Statutit të Asociacionit/Komunitetit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nga ekipi drejtues dhe çështjet e ngutshme aktuale. Prandaj presim që të dyja palët të vijnë në Bruksel të përgatitura mirë dhe plotësisht të përkushtuara për fazën e zbatimit”, ka shkruar Laçak në facebook.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja e Ohrit do të zbatohet pa vonesa. Madje ai tha se është i gatshëm për takimin e 2 majit dhe se pret rezultatet konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat