Hovenier: Të zbatohet marrëveshja e Ohrit

Aktuale

Hovenier: Të zbatohet marrëveshja e Ohrit

Më: 24 prill 2023 Në ora: 16:30
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në Bruksel që do pritet të mbahet më 2 maj.

 

Kurti tha se marrëveshja e Ohrit do të zbatohet pa vonesa.

Kurse Ambasadori i SHBA-se në Kosovë Jeffrey Hovenier, ka thënë se zbatimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit është shumë i rëndësishëm.

Duke mos dashur që të komentojë më shumë ai u tha shkurt gazetarëve që t’i referohen deklaratës së mbrëmshme, e cila mes tjerash thotë se Ambasada amerikane në Prishtinë e përkrahë një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike në Kosovë dhe iu vjen keq që jo të gjitha partitë nuk e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat