​Tahiri: Të mërkurën do të ketë seancë për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut

Aktuale

​Tahiri: Të mërkurën do të ketë seancë për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut

Më: 24 prill 2023 Në ora: 12:00
Abelard Tahiri

Në mbledhjen e sotme të kryesisë nuk ka pasur kuorum, ka thënë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai para gazetarëve ka folur për zgjedhjet e djeshme në katër komunat në veri të Kosovës.

"Në si PDK e dimë gjendjen në atë pjesë dhe prej çfarë komunitetesh përbehet. Ka qenë obligimi ynë qytetar, që me aq sa do të ketë pjesëmarrje, e shohim një manipulim të madh të qytetarëve serbë. Nuk na gëzon fakti që kemi një situatë siç e kemi, ne dimë ta dallojmë legjitimitetin nga ilegaliteti", tha Tahiri.

Tahiri tha se të mërkurën do të ketë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

"Do ta thërrasim një seancë të jashtëzakonshme, në lidhje me arrestimet e fundit në KEK dhe një sjellje të pahijshme të mazhorancës. Në këtë rast ju e keni parë një gjuhë të pahijshme, kjo është e paprecent. Ky person të shkarkohet, bordi të shkarkohet", ka thënë ai.

Ai tha se bëhet fjalë për keqpërdorime milionëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat