E konfirmuar: Kosova në agjendën e së hënës për anëtarësim në KiE

Aktuale

E konfirmuar: Kosova në agjendën e së hënës për anëtarësim në KiE

Më: 23 prill 2023 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Aplikimi i Kosovës i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është në agjendën e së hënës.

Këtë e ka konfirmuar Rejhan Vuniqi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar shpresën për zhvillime pozitive.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën.

Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat