Reagon deputetja Statovci: Unë s’kam djalë të axhës, raportimet s’janë të vërteta

Aktuale

Reagon deputetja Statovci: Unë s’kam djalë të axhës, raportimet s’janë të vërteta

Më: 20 prill 2023 Në ora: 18:47
Jeta Statovci

Pas raportimeve se djali i axhës së deputetes të Listës GUXO, Jeta Statovcit, është emëruar si ushtrues detyre për kryeshef të kompanisë ‘TrainKos’, ka reaguar deputetja Statovci, duke e mohuar një gjë të tillë.

Përmes një postimi në Facebook, Statovci ka thënë se raportimet nuk janë të vërteta pasi ajo realisht nuk ka një “djalë të axhës”.

Kujtojmë se më herët burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se Agron Statovci është kushëri i afert i deputetes së Listës “Guxo”, por burimi ka pretenduar se ai prezantohet si "djalë i axhës".

“Lajmi me titull: Djali i axhës së deputetes Statovci emërohet Kryeshef i “TrainKos’’-it më befasoi. Deri sot nuk paskam qenë në dijen që unë paskam djal të axhës, dhe ky lajm po që është lajm i dyfishtë, edhe për djalin e axhës edhe për shefin e TrainKos,”- ka shkruar Statovci.

Tutje ajo ka thënë se ajo nuk ka fare djalë të axhës, dhe se ka kuptuar që personi në fjalë pra Agroni është duke punuar në këtë institucion që nga viti 2006.

“Djali i axhës së deputetes Statovci nuk është bërë kryeshef në TrainKos. Unë nuk kam fare djal të axhës. Sot faktikisht kuptova që personi në fjalë, punon në ketë institucion që nga 2006, pra qe 17 vite.Tendenca që pa asnjë verifikim secili mbiemër të lidhet me qëllim dëmtimin e personalitetit është jashtëzakonisht e rrezikshme,”- ka shkruar deptetja e Guxo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat