KEK lidhur me kontratën për të cilën po dyshohet Kryeshefi i saj: Kontrata është ndërprerë, nuk është paguar asnjë cent

Aktuale

KEK lidhur me kontratën për të cilën po dyshohet Kryeshefi i saj: Kontrata është ndërprerë, nuk është paguar asnjë cent

Më: 20 prill 2023 Në ora: 16:16
KEK

Korporata Energjetike e Kosovës është deklaruar në lidhje me kontratën për riparimin e kaldajës së bllokut A5, për të cilën po dyshohet të jetë arsye për arrestimin e Kryeshefit Nagip Krasniqi.

Sipas njoftimit të KEK, kjo kontratë është ndërprerë më 20 mars dhe se asnjë cent nuk i është paguar operatorit për këtë kontratë.

“Kontrata për “Riparimin emergjent të kaldajës në Bllokun A5”, është nënshkruar ne fund të muajit janar të këtij viti, por që e njëjta është ndërprere më dt. 20.03. 2023 pasi që operatori ekonomik ka dështuar t’i plotësojë kushtet kontraktuale sipas kontratës se nënshkruar (dorëzimin e garancionit financiar për ekzekutimin e punëve). Prandaj është më rendësi të theksohet se KEK nuk ka pasur asnjë shpenzim financiar meqë asnjë pagese nuk është realizuar në favor të operatorit”, thuhet në njoftim.

Kryeshefi i KEK-ut është duke u akuzuar për tri vepra penale korruptive ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat