LDK-ja për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Drejtësia s’ka pse i frikësohet Kurtit

Aktuale

LDK-ja për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Drejtësia s’ka pse i frikësohet Kurtit

Më: 20 prill 2023 Në ora: 13:19
Visar Azemi

Lidhje Demokratike e Kosovës po e konsideron KEK-un si Korporatë Energjetike të Korrupsionit.

Visar Azemi nga LDK-ja, në një konferencë për media, tha se drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, që u arrestua dje tha se ka qëndruar një ditë në Zagreb me ambasadorin Martin Berishaj.

“Dje, ra në pranga njeriu që kryeministri Albin Kurti e instaloi në krye të KEK-ut, Nagip Krasniqi i cili shërbente si drejtues i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje. Njeriu i Kurtit që u zgjodh në krye të KEK-ut në mesin e 34 kandidatëve dje u arrestua për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim të ndikimit” dhe “Konflikt i interesit”.

“Ky arrestim vjen pas gati dy viteve të Nagip Krasniqit në krye të kësaj ndërmarrjeje, që janë dy vite të Kosovës të thelluar në krizë energjetike dh dyshimeve të parreshtura për keqpërdorime e abuzime në sektorin e energjisë. Sipas raportimeve ne medie, ai sot po hetohet për tenderin në vlerë 3.4 milion euro që ia dha një biznesi pas një negocimi për vetëm 6 ditë. Për më tepër, njeriu i Kurtit, Nagip Krasniqi përflitet që kishte qëndruar në një vizitë në Zagreb me Martin Berishaj në 2022 së bashku me një tregtar të energjisë elektrike që ngrite dyshime për marrëveshje të tregtimit të energjisë elektrike”, tha Azemi.

Mes tjerash, Azemi ka thënë se drejtësia s’ka pse i frikësohet kryeministrit, Albin Kurti dhe duhet të hetohen të gjitha skandalet.

“Krejt këto veprime e mosveprime duket se janë të përshtatura për mafinë energjetike. Për bizneset multimilonëshe të Martin Berishajt, Albin Kurti, i cili në krye të shtetit erdhi me zotimin që t’iu shërbejë qytetarëve, duket se tashmë është shndërruar në shërbyes të Martin Berishajt, e për të cilin po del se ka angazhuar edhe argatë si Nagip Krasniqi”.

“Dy shokët dhe bashkëpartiak të Albin Kurtit sot janë nën llupën e drejtësisë, kurse Albin Kurti hesht, derisa partia e tij po i shpallin luftë institucioneve pse po hetojnë aty ku ka dyshime për afera të mëdha korrupsioni. Megjithatë, Prokuroria dhe krejt organet përgjegjëse duhet me këmbëngulje t’i shkojnë deri në fund hetimit. Të gjitha këto dyshime për skandale e korrupsion milionësh ku përfshihen miq e bashkëpunëtorë të Kurtit, duhet të zbardhen. Drejtësia s’ka pse i frikësohet Albin Kurtit” tha Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat