Rizvanolli flet për bastisjen dhe arrestimin në KEK, tregon a pati informata zyrtare

Aktuale

Rizvanolli flet për bastisjen dhe arrestimin në KEK, tregon a pati informata zyrtare

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:46
Artane Rizvanolli

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli në seancën e sotme të Kuvendit ka folur rreth arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Rizvanolli tha se si ministri nuk kanë pasur asnjë informatë zyrtare.

“Ne si ministri nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare do të presim faktet dhe informacionet nga institucionet e drejtësisë para se të shprehim dhe do të jemi në kontakt me bordin për zhvillimet e atje”, tha Rizvanolli.

Ministrja tutje foli për menaxhimin e krizës energjetike, derisa lavdëroj punën e KEK-ut.

“Kriza energjetike në Kosovë është menagjuar me efekte minimale të konsumatorët kjo falë edhe angazhimit të punonjësve të KEK-ut , bordit me Skender Hazirin në krye dhe kryeshefit ekzekutiv Nagip Krasniqi.

KEK si ndërmarrje publike ka luajtur rol të rëndësishëm në menagjimin e krizës. KEK gjatë vitit 2022 ka realizuar planin e prodhimit në masën 97.6% duke prodhuar 5 mijë e 680 gigavat orë. Termocentrali Kosova A ka realizuar 96% të planit, kurse Kosova B ka realizuar 99% të planit”, tha ministrja.

Rizvanolli ka thënë se uron që Prokuroria të veprojnë kështu edhe për rastet e tjera që janë raportuar, që sipas saj janë 17, e për të cilat ka thënë se Prokuroria s’ka marrë ndonjë veprim.

“Uroj që dyshimet ndaj Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, uroj që eficienca e Prokurorisë në rastin e dyshimeve ndaj Nagip Krasniqit, të jetë e njëjtë edhe për rastet e tjera të cilat janë raportuar”, ka shtuar Rizvanolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat