Avokati i Nagip Krasniqit del me një kërkesë për Gjykatën

Aktuale

Avokati i Nagip Krasniqit del me një kërkesë për Gjykatën

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:16
Nagip Krasniqi

Gjatë të mërkurës është arrestuar drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Ky lajm është bërë i ditur nga Prokuroria Speciale.

Në komunikatën e dërguar për media thuhet se Krasniqi është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat si:

“Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Lidhur me këtë rast, media ka kontaktuar avokatin e Krasniqit, Taulant Ferizin.

Ferizi ka njoftuar se ka paraqitur sot ankesë në Gjykatën Themelore për lirimin e klientit.

Sipas tij, nuk janë plotësuar kushtet që Krasniqi të jetë në mbajtje.

“Sot kemi bërë ankesë por nuk kemi marr ende vendim. Ne kemi pretenduar se nuk janë plotësuar kushtet për caktimin e ndaljes ndaj klientit meqë nuk ka as rrezikim në prova e as dëshmitar apo të dëmtuar edhe nuk ekziston dyshimi i dyshuar i kryerjes së veprës penale”, u shpreh Ferizi.

Njësia e Veçantë e Hetimeve mbrëmë ka bastisur zyrën e Nagip Krasniqit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti. Prokuroria njoftoi se gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike, tre (3) kompjuterë, një (1) llaptop, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat