Hoti për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Thonin e kemi ndalur gjakderdhjen financiare

Aktuale

Hoti për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Thonin e kemi ndalur gjakderdhjen financiare

Më: 19 prill 2023 Në ora: 19:44
Avdullah Hoti

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, që dyshohet për korrupsion.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nga Trusti Pensional, gjakderdhja financiare po vazhdon tash e tre muaj.

“Thonin: “E kemi ndalur gjakderdhjen financiare në ndërmarrjet publike.” Duket se KEK-u paska rrjedhur shumë. Mashtruesit”, ka shkruar ish-kryeministri.

Policia e Kosovës sot ka kryer një bastisje në zyrat e KEK-ut me urdhër të Prokurorisë, me ç’rast është arrestuar drejtori i KEK-ut Nagip Krasniqi dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, Prokuroria ka bërë të ditur se bastisje përveç në zyrën e Krasniqit janë kryere dhe në banesën e tij, ku edhe janë konfiskuar disa gjëra si prova materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat