Arrestimi i drejtorit të KEK-ut, Rukiqi: Paralajmërim i korrupsionit të Qeverisë Kurti

Aktuale

Arrestimi i drejtorit të KEK-ut, Rukiqi: Paralajmërim i korrupsionit të Qeverisë Kurti

Më: 19 prill 2023 Në ora: 19:27
Berat Rukiqi

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Rukiqit, rasti aktual në KEK paralajmëron shpërfaqjen masive të korrupsionit të Qeverisë Kurti.

“Disa fjale për aferën korruptive ne KEK: 3.4 milionë tender i negociuar dhe i nënshkruar, brenda 4 dite, me një biznes individual. Vonesa te qëllimshme ne remontin e Termocentralit “Kosova A”, për të trashur xhepat e Martin Berishajt, nga rritja e paparashikuar e importit te energjisë elektrike. Rasti korruptiv në KEK është vetëm një nga rastet e zbuluara, qe paralajmëron shpërthimin dhe shpërfaqjen masive te korrupsionit te kësaj qeverisje.  Martin Berishaj vazhdon te mbetet Ambasador i Kosovës në një vend te Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Policia e Kosovës sot ka kryer një bastisje në zyrat e KEK-ut me urdhër të Prokurorisë, me ç’rast është arrestuar drejtori i KEK-ut Nagip Krasniqi dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat