Ish i dënuari nga Gjykata në Serbi, Dula: Kërkova të më ruhej vendi i punës, më larguan

Aktuale

Ish i dënuari nga Gjykata në Serbi, Dula: Kërkova të më ruhej vendi i punës, më larguan

Më: 19 prill 2023 Në ora: 18:47
Petrit Dula

Ish-i dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata në Serbi për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë, Petrit Dula ka thënë se kishte kërkuar nga Zyra Ndërlidhëse gjatë kohës së tij në burgjet e Serbisë që t’i ruhej vendi i punës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Dula ka treguar se ishte i vetmi pjesëtar që punonte dhe siguronte të ardhura në familjen e tij.

“Po, kanë ardhur pjestarë ndërlidhës, Zyra ndërlidhëse. Unë isha për më shkurt, te Neziri kanë qenë disa here. Çka kërkova unë, duke e pasur parasysh se punoj në Korporatën Energjetiike të Kosovës (KEK), 16 ditë supsendim dhe pas 6 muajsh mu shkëput mardhënia e punës dhe kërkova nga personat në fjalë të ma ruajnë vendin e punës dhe të kujdesen, duke e pasur parasysh që jam pjesëtari i vetëm që punoj në familje. Te unë ish koha e shkurt…”, ka treguar Dula.

Për punën e tij, Dula thotë se iu tha nga Ministria e Punëve të Jashtme se do krijohej një bord por që akoma nuk ka ndonjë informatë për ecurinë e çështjes.

“Më thanë se do formohet bordi dhe do shikohet për punën tënde…nuk kam më informata”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se pret fatin nga KEK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat