Azemi i LDK-së e lidh bastisjen e shefit të KEK-ut me blerjen e rrymës nga kompania ku operonte Martin Berishaj

Aktuale

Azemi i LDK-së e lidh bastisjen e shefit të KEK-ut me blerjen e rrymës nga kompania ku operonte Martin Berishaj

Më: 19 prill 2023 Në ora: 17:44
Visar Azemi

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka bërë një reagim të ashpër pasi kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut përfundoi i bastisur dhe me shumë gjasë edhe i arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Eksperti i Energjisë ka deklaruar se këto bastisje i kanë konfirmuar shqetësimet që ka ngritur partia opozitare për “dallaveret e shumta në sektorin e energjisë.”

“Derisa gati nëntë muaj më parë, blloku A5 në Termocentralin Kosova A ishte ndërprerë, siç ishte thënë, për shkak të një rreziku nga shpërthimi, është e pakuptueshme shtyrja e vazhdueshme e remontit të këtii blloku. Kjo gjë i ka kushtuar Kosovës miliona euro, për të cilat tani po paguajmë me ngritje të çmimit të energjisë”, u shpreh Azemi në postimin e tij në Facebook.

Ai ka përmendur edhe arsyetimet nga zyrtarët më të lartë të shtetit për këtë skandal.

“Siç duket kjo situatë iu duhej për t’iu mundësuar blerja e rrymës prej kompanisë ku operonte Martin Berishaj”, u shpreh Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat