Policia konfirmon bastisjen, reagon KEK

Aktuale

Policia konfirmon bastisjen, reagon KEK

Më: 19 prill 2023 Në ora: 14:36 Përditësuar në ora: 15:55 më 19.04.2023
Foto ilustrim

Bastisjet e zyrave të KEK-ut, drejtori Nagip Krasniqi shoqërohet në stacion policor

Departamenti i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës ka njoftuar janë duke kryer bastisje në zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë.

Burimet bëjnë me dije se gjatë aksionit pritet të ketë edhe arrestime.

E në media raportohet se drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi është shoqëruar në polici.

Momentalisht ai është duke intervistuar. Ai po dyshohet se ka nënshkruar disa tenderë.

Bastisjet në zyra, reagon KEK

Korporata Energjetike e Kosovës njofton për kontrollimin që ua ka bërë Policia e Kosovës, por në reagimin e tyre thuhet se nuk kanë informata për arsyet e këtij aksioni.

Në reagimin e KEK thuhet se “janë të hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe”.

Reagimi i plotë i KEK-ut:

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot ka pas një kontrolle nga Policia e Kosovës dhe se nuk kemi ndonjë informacion zyrtarë rreth arsyeve të kësaj kontrolle.

Lidhur me këtë, KEK  si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe.

Megjithatë, KEK mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit.

Policia konfirmon bastisjen në KEK

Një bastisje u zhvillua nga policia në zyrat qendore të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Kjo u konfirmua edhe nga ana e policisë përmes zëdhënësit Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se për detaje të tjera do të njoftohet me kohë.

Ende nuk dihet arsyeja e bastisjes në KEK apo nëse ka të arrestuar pas këtij aksioni.

Bastisje në KEK

Raportohet se policia aktualisht po e zhvillon një bastisje në zyrat qendrore të Koorporatës Energjetike të Kosovës.

Lidhur me rastin media ka kontaktuar me zëdhënësin e KEK-ut Skënder Bucolli, i cili tha se nuk ka informacione.

“Nuk kam informacione. Kam qenë në terren deri në këto momente, nuk kam qenë në zyre. Posa të mbërrijë në zyre, do të shikojë të marrë ndonjë informacione dhe nëse ka diçka në lidhje me rastin do t’ju njoftojë”, tha Bucolli.

Media ka kontaktuar edhe me policinë, por deri në këto momente nuk ka kthyer përgjigje.

Media do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat