Kica Xhelili: Shumica po kalkulon sa deputetët i ka pa opozitën, ne kot shkojmë aty

Aktuale

Kica Xhelili: Shumica po kalkulon sa deputetët i ka pa opozitën, ne kot shkojmë aty

Më: 19 prill 2023 Në ora: 13:06
Doarsa Kica Xhelili

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas dështimit të mbajtjes së Seancës Plenare për shkak të mungesës së kuorumit.

Ajo ka thënë se kishte kuroum dhe se pozita po kalkulon  sa deputetë të saj i ka aty, mirëpo pa opozitën.

Kica Xhelili tha se rëndësi aty ka vetëm 50% i parë që mazhoranca sipas saj nuk po e siguron.

Reagimi i plotë:

Një sqarim për kuorumin sot në Kuvend.

Kuorum për të filluar seanca kishte. Në sallë ishim rreth 90 deputetë. Rregullorja e Kuvendit kërkon që seanca të filloj kur ka kuorum – pra kur janë 61.

POR, shumica po kalkulon sa deputetë i kanë ata në sallë, PA opozitën.

Pra, ne kot shkojmë aty. Rëndësi ka vetëm 50%-shi i parë (që nuk po arrijnë ta sigurojnë), jo dhe i dyti, dhe e gjithë kjo në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat