​Mbrojtja e Thaçit fillon intervistimin e dëshmitarit të dytë të prokurorisë

Aktuale

​Mbrojtja e Thaçit fillon intervistimin e dëshmitarit të dytë të prokurorisë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 09:22 Përditësuar në ora: 12:50 më 19.04.2023
Pamje nga seanca

Prokurori serb: Të gjitha rreth Shtëpisë së Verdhë i kemi bërë ne, jo Dick Marty

Përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë nuk duan t’ia lënë asnjë meritë senatorit Dick Marty lidhur me akuzat dhe raportin për trafikim organesh në “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri, pavarësisht se të gjitha këto pretendime sensacionale kundër UÇK-së dhe Kosovës kanë dalë të rrejshme dhe nuk ka asnjë fakt për të as në Gjykatën Speciale.

Së fundi është lajmëruar edhe prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukcevic, i cili është mburrur se të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me zbulimin, hetimet, dëshmitarët e të tjera i kanë kryer zyrtarët e Serbisë, duke mohuar çdo kontribut të ish-senatorit zviceran Dick Marty.

Po cfarë Dick Marty? Të gjitha i kemi bërë ne, të gjithat, Prokuroria të cilën e udhëheq unë. Njësia jonë për krime lufte ka qenë shumë e vlefshme. Unë kam pasur komunikim shumë të mirë me ta. Ata pastaj i kanë pasur kontakte me ata dëshmitarë dhe m’ua mi kane dërguar informatat me shkrim.”, ka thënë Vukcevic në një intervistë për portalin serb “kosovo online”.

Akuzat e rrejshme lidhur me trafikim organesh dhe krime të tjera janë ngritur disa javë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës publikisht në vitin 2008, pasi senatori zviceran kishte pranuar fshehtë në Cyrih mijëra faqe akuza kundër UCK-së nga Qeveria e Serbisë.

Si pasojë e raportit të Martyt dhe presionit ndërkombëtar, institucionet e Kosovës janë detyruar të themelojnë Gjykatën Speciale ku sot po gjykohen ish-presidenti Hashim Thaçi dhe krerë të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në ditën e dytë të fillimit të këtij procesi, kur mbrojtja bëri prezantimin  e fakteve të veta, ka folur edhe ish-presidenti Thaçi, i cili mes tjerash ka theksuar se vetë ai,  UÇK-ja edhe populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët janë shfajësuar nga këto akuza të raportit të Martyt dhe se e vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr.

“Kur raporti i Dick Martyt, para 13 vitesh mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafik organesh nga UÇK-ja dhe nga unë, unë menjëherë i kërkova  bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare me tha se një gjykatë e veçantë ishte parësore për të hequr rënë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë.  Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafik të organesh dhe se ‘Shtëpia e Verdhë’ nuk kanë ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja edhe populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër ndaj meje në përfundim të këtij procesi”, ka thënë Thaçi më 4 prill, në Gjykatën Speciale.

Përndryshe, bashkëpunëtori i Qeverisë serbe, Dick Marty, vazhdon të ruhet nen masa te rrepta sigurie nga autoritet e Zvicrës pas konfirmimit se ndaj tij, shërbimi sekret serb ka përgatitur atentat per ta vrare qe me pas te fajësohen shqiptarët e Kosovës.

​Mbrojtja e Thaçit fillon intervistimin e dëshmitarit të dytë të prokurorisë

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK). Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka filluar intervistimin e dëshmitarit të dytë të prokurorisë por seanca po zhvillohet private.

Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kanë kërkuar deri në 12 orë për intervistimin e tij.

Kjo është dita e tretë që dëshmitari i dytë i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) paraqitet para trupit gjykues.

Të hënën dhe të martën ai është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë dhe pastaj të mbrojtjes së viktimave.

Gjatë ditës së djeshme, dëshmia është dëgjuar tërësisht e mbyllur për publikun, ndërsa të hënën një pjesë e intervistimit është bërë në seancë publike.

Para trupit gjykues në Hagë ai është prezantuar si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe ka folur për aktivitetin e këtij subjekti në Malishevë, nga viti 1990.

Dëshmitari i mbrojtur ka thënë se ishte kyçur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) dhe sipas tij, në të njëjtën kohë kishte ushtruar edhe aktivitetin e tij në LDK.

Sipas tij, UÇK dhe LDK nuk kishin raporte shumë të mira.

Ai ka pretenduar se shtabi i UÇK-së në Malishevë bënte presion që LDK të pushonte aktivitetin e saj në atë pjesë.

Megjithatë, tutje dëshmitari ka deklaruar se një pjesë e madhe e UÇK-së i njihte institucionet e atëhershme të Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën e LDK-së.

Para këtij dëshmitari, ditë më parë në gjykatore ka dëshmuar dëshmitarja e parë e ZPS-së por seancat janë mbajtur private.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

Vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë edhe të mërkurën.

Kjo seancë do të fillojë nga ora 09:00.

Zyra e Prokurorisë Speciale do të vazhdojë procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Në fazën e provave në këtë gjykim, personi i parë që ka nisur dëshminë të martën është një grua.

Në seancën e së martës, Prokuroria kërkoi që të pranohen si prova- materiale shtesë.

Por, ky propozim u kundërshtua nga mbrojtësi i Selimit, avokati Geoffrey Roberts, i cili tha se është e çuditshme që secili dëshmitar që sjell material të ri, të pranohen si informata shtesë.

Duke pasur një kundërshtim të tillë, prokurori Matt Halling kërkoi të kalohet në seancë private për parashtrimin e pyetjeve për dëshmitaren.

Ndryshe, javën e kaluar janë mbajtur seancat, ku kanë folur prokuroria, mbrojtja dhe të akuzuarit.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat