​Përfundon seanca, dëshmitari i prokurorisë u dëgjua tërësisht në seancë private

Aktuale

​Përfundon seanca, dëshmitari i prokurorisë u dëgjua tërësisht në seancë private

Më: 18 prill 2023 Në ora: 07:12 Përditësuar në ora: 17:17 më 18.04.2023
Seanca në Hagë

​Përfundon seanca, dëshmitari i prokurorisë u dëgjua tërësisht në seancë private

Dëshmitari i dytë i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, është dëgjuar tërësisht në seancë private. Pas përfundimit të intervistimit nga prokuroria, ai është përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së viktimave, të cilat gjithashtu nuk kanë qenë të hapura për publikun.

Në ditët të vijim, dëshmitari i mbrojtur që mban kodin W02652, do të përgjigjet në pyetjet e avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) kanë kërkuar deri në 12 orë kohë për intervistimin e këtij dëshmitari.

Një pjesë e dëshmisë së këtij dëshmitari është dëgjuar në seancë publike të hënën.

Para trupit gjykues në Hagë ai është prezantuar si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe ka folur për aktivitetin e këtij subjekti në Malishevë, nga viti 1990.

Dëshmitari i mbrojtur ka thënë se ishte kyçur në UÇK dhe sipas tij, në të njëjtën kohë kishte ushtruar edhe aktivitetin e tij në LDK.

Sipas tij, UÇK dhe LDK nuk kishin raporte shumë të mira.

Ai ka pretenduar se shtabi i UÇK-së në Malishevë bënte presion që LDK të pushonte aktivitetin e saj në atë pjesë.

Megjithatë, tutje dëshmitari ka deklaruar se një pjesë e madhe e UÇK-së i njihte institucionet e atëhershme të Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën e LDK-së.

Para këtij dëshmitari, ditë më parë në gjykatore ka dëshmuar dëshmitarja e parë e ZPS-së por seancat janë mbajtur private.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

​Seancë e mbyllur në Hagë, vazhdon intervistimi i dëshmitarit të dytë të prokurorisë

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon intervistimi i dëshmitarit të dytë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS), në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Për të dytën ditë me radhë ai po përgjigjet në pyetjet e prokurorisë dhe seanca po zhvillohet e mbyllur për publikun.

Dëshmitari i W02652 po dëgjohet nën masa mbrojtëse dhe identiteti i tij nuk është publikuar.

Ndërsa gjatë seancës së mbajtur dje ai është prezantuar si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe ka folur për aktivitetin e këtij subjekti në Malishevë, nga viti 1990.

Dëshmitari i mbrojtur ka thënë se ishte kyçur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) dhe sipas tij, në të njëjtën kohë kishte ushtruar edhe aktivitetin e tij në LDK.

Sipas tij, UÇK dhe LDK nuk kishin raporte shumë të mira.

Ai ka pretenduar se shtabi i UÇK-së në Malishevë bënte presion që LDK të pushonte aktivitetin e saj në atë pjesë.

Megjithatë, tutje dëshmitari ka deklaruar se një pjesë e madhe e UÇK-së i njihte institucionet e atëhershme të Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën e LDK-së.

Dëshmia e W02652 pritet të zgjasë rreth pesë ditë derisa për intervistimin e tij ZPS ka kërkuar shtatë orë ndërsa mbrojtja e të akuzuarve 12 orë.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Anëtari i LDK e vazhdon dëshminë e tij, nis seanca kundër ish-krerëve të UÇK-së

Është duke vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të dytë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi.

Një ditë më parë (të hënën) e përfundoi dëshminë dëshmitarja e parë, ndërsa nisi i dyti, që fillimisht u intervistua nga ZPS-ja.

Prokuroria i ka kërkuar 7 orë kohë për intervistimin e dëshmitarit, mbrojtja e viktimave 15 minuta dhe mbrojtja e të akuzuarve 12 orë.

Dëshmitari, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u pyet nga ZPS-ja për aktivitetin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Për të paër seancën LIVE klikoni KËTU.

Vazhdon seanca në rastin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon dita e dytë e kësaj jave në rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët. Në këtë javë do të jenë katër seanca.

Ndryshe dje në Dhomat e Specializuara ka përfunduar dëshminë e saj, dëshmitarja e parë, ndërsa trupi gjykues ka pranuar mocionin e mbrojtjes së Rexhep Selimit, për mospranim si prova, disa pjesë të dëshmisë së saj.

Ndërkohë ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka thënë se është anëtar i LDK-së dhe ka thënë se ka qenë prezent në daljen e parë publike të UÇK-së. Ai, po ashtu ka thënë se Drejtoria Politike e UÇK-së në Malishevë, kishte ushtruar presion që LDK ta pushojë aktivitetin e saj.

Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në javën e kaluar filloi procesi i paraqitjes së provave nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve.

Ndryshe aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret (tri apele kundër këtij vendimi, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, u hodhën poshtë nga Gjykata e Apelit më 22 gusht 2022).

ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e ndryshuar më 3 shtator 2021. Më 23 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për ndryshim të aktakuzës me qëllim që të përfshijë një numër akuzash të reja, konkretisht qendra ndalimi të tjera në komunën e Suharekës, incidente të reja të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme në Gjilan, si dhe incidente të reja të pjesëmarrjes personale të të akuzuarit në krimet për të cilat akuzohet.

Pas hedhjes poshtë të apeleve të Thaçit dhe Veselit kundër këtij vendimi prej Panelit të Gjykatës së Apelit më 22 mars 2022, ZPS-ja dorëzoi versionin e redaktuar publik të aktakuzës së ndryshuar më 29 prill 2022. Më 22 korrik 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi, pjesërisht, kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit dhe gjithashtu urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të parashtrojë aktakuzën e ndryshuar më tej, me informacion shtesë lidhur me akuzat aktuale. Informacioni shtesë ka të bëjë me emrat e autorëve të drejtpërdrejt të krimeve, viktimave dhe vendodhjeve përkatëse në paragrafet konkrete në aktakuzën aktuale.

Më 29 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për tërheqjen nga aktakuza të pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt dhe urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila u dorëzua më 30 shtator 2022. Një version më pak i redaktuar i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Aktualisht, kjo është aktakuza në fuqi për këtë çështje.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së”, njoftojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat