Haxhiu thotë se PDK nuk ka interesim që të bëhet Vetingu në drejtësi

Aktuale

Haxhiu thotë se PDK nuk ka interesim që të bëhet Vetingu në drejtësi

Më: 13 prill 2023 Në ora: 21:44
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk ka pasur interes që ta fuqizojë sistemin e Drejtësisë në Kosovë.

Këtë deklaratë ajo e bëri duke iu referuar Vetingut në Drejtësi, madje Haxhiu tha se sipas PDK-së, i bie që nuk mund ta degradosh një gjyqtar që ka pasuri të pajustifikueshme.

Sipas PDK-së apo të paktën shefit të saj, nuk mund ta degradosh një gjyqtar që ka një pasuri të pajustifikueshme. Pra gjyqtari që nesër, masnesër mund të vendosë për konfiskimin e pasurisë së një zyrtari mund të mbetet pavarësisht që nuk mund ta justifikon pasurinë, pra këtë e konsideron arbitrare”, tha ajo në emisionin “Këndi i Debatit”.

Tutje ministrja e Drejtësisë, tha se ky mosinteresim për të fuqizuar sistemin e drejtësisë në Kosovë ka të bëjë me faktin se i bie që PDK-ja me i “ra vetes”.

“Pra as për reformën e Vetingut këta nuk janë në gjendje me shku bashkë deri në fund. Por unë mendoj që PDK-ja mban përgjegjësi sepse nuk ka pasë interes ndonjëherë me pa të fuqishëm sistemin e Drejtësisë dhe që i trajton të gjithë qytetarët njësoj , sepse i ka ra me i ra vetes. Sepse për PDK-në është problem nëse sistemi i drejtësisë merret me njerëzit e PDK-së, sepse kan qenë shumë gjatë në qeverisje. Unë nuk mund të them të një partie që ka qenë një vit në qeverisje, ose dy vite por them për ata që kanë qenë në vazhdimësi dhe që nuk kanë pasë interes me e pa sistemin e Drejtësisë të fuqishëm “, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat