Eskalon debati kur përmenden lëndët e edukimit fetar dhe edukimit seksual: Pse a s’ka ditë baba yt me bo, a?

Aktuale

Eskalon debati kur përmenden lëndët e edukimit fetar dhe edukimit seksual: Pse a s’ka ditë baba yt me bo, a?

Më: 12 prill 2023 Në ora: 22:29
Mazllam Mazllami dhe Vullnet Krasniqi

Hoxhë Mazllam Mazllami, i cili është deklaruar sonte një ditë pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, për të cilin u arrestuan tre persona.

Mazllami ka folur për fenë, dhunën, por edhe për atë se çka iu mungon myslimanëve në Kosovë.

Ai ka përmendur lëndën e edukatës fetare, teksa gazetari Vulnet Krasniqi ia përmendi edhe lëndën e edukimit seksual.

Ai i tha hoxhës se kjo lëndë ka më shumë rëndësi të mësohet në shkolla, por Mazllami bëri një krahasim lidhur me marrëdhëniet seksuale si akt.

“Ka parime ne Islamin tonë, na e kërkojmë që të jetë landa fetare në shkolla”, u përgjigj Mazllami.

“Shumë mirë pra, edhe landa e edukimit seksual”, tha Krasniqi.

“Pse a s’ka ditë baba yt me bo një gja të tillë, e kit i nevojë me mësu në shkolla a. Eh jarani jem…Allahu të udhëzoftë.”, ia ktheu Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat