Szunyog dënon sulmin ndaj Sylës, sulmuesit të ndiqen penalisht

Aktuale

Szunyog dënon sulmin ndaj Sylës, sulmuesit të ndiqen penalisht

Më: 12 prill 2023 Në ora: 17:08
Tomas Szunyog

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Szunyog thotë se liria e shprehjes duhet të mbrohet teksa kërkon që sulmuesit të identifikohen dhe të ndiqen penalisht.

“Unë bashkohem me AGK-së dhe partnerët tjerë në në Kosovë në dënimin e sulmit të mbrëmshëm ndaj Valon Sylës, drejtorit të Gazetës Metro

Liria e fjalës është një vlerë thelbësore e BE-së dhe duhet mbrojtur. Sylës i uroj shërim të shpejtë. Sulmuesit duhet të identifikohen dhe ndiqen penalisht”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat